Në një gjest solidariteti dhe bashkëjetese fetare, Kisha Katolike në qytetin e vogël italian të Monfalcone-s ka vendosur të vërë në dispozicion disa ambiente për komunitetin mysliman lokal, i cili kishte mbetur pa hapësira për ushtrimin e riteve fetare gjatë muajit të Ramazanit. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Friuli-Venezia Giulia, pranë Gjirit të Triestes.
Nisma është ndërmarrë nga famullitarët e zonës, monsinjor Paolo Zuttion dhe don Zanetti, në koordinim me ipeshkvin e Gorizia-s, Carlo Roberto Maria Redaelli. Komuniteti mysliman do të mund të përdorë ambientet e “Stalle Rosse” në komunën fqinje Staranzano, si edhe oratorin San Michele në Monfalcone, sipas një kalendari të përcaktuar për të respektuar nevojat e të dy komuniteteve fetare.
Don Zanetti theksoi se është e rëndësishme të kapërcehen frikat dhe paragjykimet, duke vënë në dukje se periudha e Kreshmës katolike përkon pjesërisht me agjërimin mysliman të Ramazanit. “Të gjithë kanë të drejtë të luten dhe të praktikojnë fenë e tyre sipas përvojës personale, pa hyrë në polemika”, është qëndrimi i përbashkët i dy famullitarëve.
Foto ilustruese
Presidenti i qendrës islame “Baitus Salat”, Rejaul Haq Raju, falënderoi “vëllezërit katolikë” për gatishmërinë e treguar. Ai theksoi se komuniteti mysliman ka respektuar gjithmonë rregullat dhe bashkëjetesën në qytet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)