Laboratorë droge në mes të luftës, 27 milionë doza të sekuestruara në Ukrainë
Zbulohen katër grupe të organizuara kriminale dhe u ngritën akuza për 123 persona të përfshirë. Lënda narkotike kishte vlerë afro 8 milionë euro në tregun e zi.
Mes tragjedisë së njerëzve, ku janë regjistruar mijëra viktima dhe shkatërrime katastrofike, lufta në Ukrainë është shfrytëzuar nga grupet kriminale. Duke përfituar nga vëmendja e kthyer në front dhe te mbijetesa, në vend ka lulëzuar kultivimi i drogës.
Autoritetet ukrainase kanë ndërmarrë operacionin më të madh antidrogë, duke sekuestruar mbi 27 milionë doza të drogërave sintetike gjatë një aksioni masiv të koduar “Rubicon”. Gjatë operacionit, policia kreu më shumë se 500 kontrolle në 21 rajone të vendit. Sipas njoftimeve zyrtare, u çmontuan dhjetëra laboratorë të prodhimit të drogës dhe ambiente magazinimi, u zbuluan katër grupe të organizuara kriminale dhe u ngritën akuza për 123 persona të përfshirë.
Autoritetet deklarojnë se sasia e drogës së sekuestruar, me një vlerë prej rreth 400 milionë hryvnia ukrainase në tregun e zi, shifër ekuivalente me afro 8 milionë euro. Kjo sasi tejet e madhe droge është mbajtur larg rrugëve dhe rrjeteve të shpërndarjes.
Operacioni u realizua me mbështetjen e Europol dhe policisë polake, duke çmontuar gjithashtu rrugë të trafikut ndërkufitar që shërbenin për furnizimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike në rajon. Sipas autoriteteve në Ukraine, operacione të tjera të ngjashme pritet të vijojnë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)