Një alpinist austriak është shpallur fajtor për vrasje të paqëllimshme nga pakujdesia e rëndë, pasi e la partneren e tij 33-vjeçare të ekspozuar ndaj kushteve ekstreme të motit në Grosskloeckner, malin më të lartë të Austrisë.
Alpinisti 37-vjeçar shkoi për të kërkuar ndihmë, por pasi e braktisi të dashurën e tij, ajo ndërroi jetë në mal. Vrasja e paqëllimshme nga pakujdesia e rëndë është e dënueshme në Austri deri në tre vjet burg, por Gjykata e Innsbruck e dënoi atë me pesë muaj burg, me kusht dhe një gjobë prej 9,400 eurosh.
Sipas gazetës Guardian, rasti konsiderohet i rrallë sipas standardeve austriake, pasi, megjithëse aksidentet në alpinizëm nuk janë të rralla, ndjekjet penale në raste të tilla janë të kufizuara.
Në qendër të gjyqit ishte çështja e përgjegjësisë ligjore në një mjedis me rrezik të lartë, ku alpinistët në përgjithësi veprojnë me rrezikun e tyre.
Foto: Instagram
Sipas provave të paraqitura në gjykatë, para vdekjes së 33-vjeçares, çifti kishte bërë një ngjitje jashtëzakonisht të vështirë që zgjati më shumë orë nga sa e kishin llogaritur. Kur arritën rreth 50 metra poshtë majës, ishte natë dhe gruaja ishte e rraskapitur ndaj nuk mund të vazhdonte ngjitjen.
I pandehuri, i identifikuar si Thomas P., vendosi të shkonte në një strehë malore për të kërkuar ndihmë, duke e lënë partneren e tij, Kerstin G., të ekspozuar ndaj erërave të forta.
Ai nuk e mbuloi atë me një batanije emergjence dhe as nuk përdori çantën e gjumit për mbijetesë që kishte në çantën e saj të shpinës. Siç i tha ai gjykatës, situata ishte veçanërisht stresuese, por nuk mundi të shpjegonte në mënyrë të mjaftueshme pse nuk e mbrojti atë me pajisjet në dispozicion.
Gjykata vendosi që kjo mungesë veprimi përbënte neglizhencë të rëndë që kontribuoi në mënyrë vendimtare në vdekjen e 33-vjeçares, në kushte të ftohtit ekstrem dhe erërave të forta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)