Rob Jetten është betuar si kryeministri më i ri dhe i pari homoseksual në historinë e Holandës, pasi qeveria e tij e pakicës mori zyrtarisht detyrën.
38-vjeçari fitoi zgjedhjet e tetorit me partinë e tij Democrats 66 (D66), duke mposhtur ngushtë populistin anti-islam Geert Wilders.
Jetten formoi një koalicion të qendrës së djathtë me VVD dhe CDA, por kabineti i ri është i pakicës, çka nënkupton se çdo reformë madhore do të duhet të negociohet votë pas vote në të dy dhomat e parlamentit.
Programi qeverisës parashikon 19 miliardë euro shtesë për mbrojtjen, por edhe shkurtime në shëndetësi dhe përfitime sociale. Një tjetër pikë e ndjeshme është emigracioni. Koalicioni synon uljen e numrit të azilkërkuesve dhe aplikimin për azil jashtë Evropës.
Jetten pason Dick Schoof dhe u betua tek Mbreti Willem-Alexander në pallatin Huis ten Bosch. Në reagimin e tij të parë, ai shkroi: “Le t’i hyjmë punës”, duke premtuar bashkëpunim dhe guxim për të çuar përpara vendin, mes kritikave të opozitës për planet ekonomike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)