Dy persona, një burrë dhe një grua, kanë humbur jetën pasi u goditën nga një ortek në shpatin jugperëndimor të malit Cornaccia, në zonën e Valtellina në Sondrio.
Sipas mediave lokale, viktimat janë dy alpinistë të rinj dhe 28-vjeçarja Marika Mascherona nga Bormio dhe 25-vjeçari Alberto De Maron nga Sondalo.
Orteku dyshohet se është shkëputur në një lartësi rreth 2.900 metra mbi nivelin e detit, pranë majës së malit, në zonën e liqeneve të Cancano-s, afër kufirit me Zvicrën. Ngjarja ka ndodhur gjatë një daljeje në terren malor, ndërsa kushtet e borës mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.
Në vendin e ngjarjes ndërhynë ekipet e Shërbimit Alpin të Shpëtimit, zjarrfikësit e Sondrios dhe dy helikopterë shpëtimi të ngritur nga Sondrio dhe Bergamo.
Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati rreth pesë orë. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të tragjedisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)