Policia italiane, me kërkesë të Prokurorisë së Milanos ka ekzekutuar të premten në Spanjë një urdhër arresti europian ndaj të birit të Alexandru Adaricit. Ish-bankieri 54-vjeçar me kombësi ukrainase dhe rumune, humbi jetën më 23 janar në Milano, pasi ra nga një “bed & breakfast” në rrugën Nerino.
I biri 34-vjeçar, akuzohet se ka marrë pjesë në pengmarrjen e babait të tij, me qëllim ta detyronte të transferonte 250 mijë euro në kriptovaluta. Hetimet e Prokurorisë së Milanos vazhdojnë për të sqaruar detajet e ngjarjes dhe përgjegjësitë. Ky ishte një rast që ka tronditur opinionin publik për mënyrën tragjike të vdekjes së ish-bankierit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)