Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Milano, ku një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një pallat në drejtim të Porta Venezia. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur, mes tyre dy në gjendje të rëndë.
Dy viktimat, të dy meshkuj dhe pasagjerë në tramvaj, janë hedhur jashtë mjetit për shkak të përplasjes së fortë. Një prej viktimave është një italian 60-vjeçar nga Milano, ndërsa viktima e dytë është një shtetas senegalez, i cili ndërroi jetë pak pas mbërritjes në spital.
Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim. Drejtuesi i tramvajit ka deklaruar se ka pësuar një problem të papritur shëndetësor. “U ndjeva keq, pata një shqetësim”, mësohet të ketë thënë ai para kolegëve që mbërritën në vendngjarje. Shoferi, i cili punon prej 34 vitesh për kompaninë e transportit publik u dërgua në spital për kontrolle mjekësore.
Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, nën drejtimin e prokurores Elisa Calanduçi. Versioni i shoferit po verifikohet, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar edhe telefonin e tij celular, i konsideruar si element kyç për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.
Tramvaji i linjës 9, që lidh Porta Genova me Stacionin Qendror, kishte hyrë në shërbim vetëm pak javë më parë. Sipas informacioneve paraprake, mjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë kur doli nga shinat dhe u përplas me ndërtesën. Tramvaji ishte i mbushur me pasagjerë, të cilët nga përplasja e fortë u rrëzuan në tokë, duke shkaktuar numrin e lartë të të plagosurve.
Foto: Zjarrfikësit Milano
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)