Departamenti i Zjarrfikësve në Verona të Italisë ka shpëtuar një ujkonjë që kishte mbetur e bllokuar nën urën e kanalit artificial Giuliari.
Ujkonja pasi ra në ujë ishte e paaftë të dilte jashtë dhe gjeti strehë nën një urë metalike të vendosur në kanal.
Operacioni i shpëtimit u krye nga dy ekipe zjarrfikësish, njëri prej të cilëve është i specializuar në shpëtime në mjedise ujore.
Autoritetet e qetësuan kafshën dhe më pas e siguruan me litarë dhe rrjeta dhe e nxorën në tokë, ku u ekzaminua nga veterinerët.
Më pas iu dorëzua policisë lokale për kujdes dhe ruajtje derisa të jetë gati për t'u kthyer në natyrë.
Komente (0)