Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Oslo.
Sipas të dhënave në mediat ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, teksa forca të shumta policie kanë shkuar në zonë dhe e kanë rrethuar atë.
Policia norvegjeze ka komunikuar me stafin e ambasadës amerikane dhe fatmirësisht askush nuk është lënduar nga ky shpërthim teksa dëmet në objekt kanë qenë të konsiderueshme.
Momentalisht nuk ka asnjë pistë se si ka ndodhur ky shpërthim, teksa po hetohen kamerat e sigurisë në ambasadë për të identifikuar dinamikën e ngjarjes.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një prej dyerve të selisë diplomatike që përdoret për hyrjen e publikut.
Ambasada amerikane ndodhet në lagjen Morgedalsvegen të Oslos, rreth 7 km jashtë qendrës së qytetit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)