Parlamenti Europian ka miratuar raportin për zgjerimin e Bashkimit Europian, duke riafirmuar edhe njëherë se procesi i anëtarësimit të vendeve kandidate mbetet një çështje shumë e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e bllokut. Dokumenti u miratua me 385 vota pro, 147 kundër dhe 98 abstenime.
Në raport theksohet se “mbyllja e derës” për vendet kandidate do të krijonte “zona gri” gjeopolitike në kufijtë e Bashkimit Evropian, ku kundërshtarët e BE mund të rrisin ndikimin e tyre.
Një vëmendje e veçantë në këtë raport iu kushtohet edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas Parlamentit Europian, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë vendosur objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave të anëtarësimit, përkatësisht deri në vitin 2026 për Shqipërinë dhe në vitin 2027 për Malin e Zi.
PE rikujton se procesi i integrimit kërkon angazhim të fortë në sundimin e ligjit, reformat demokratike, lirinë e medias, mbrojtjen e të drejtave të pakicave, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Një tjetër tregues i rëndësishëm mbetet edhe përafrimi i politikës së jashtme dhe të sigurisë me qëndrimet e përbashkëta të BE-së.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)