Presidenti i Francës, Emanuel Macron deklaroi se bllokimi i Ngushticës së Hormuzit për kalimin e të gjithë anijeve cisternë nuk duhet të shërbejë si justifikim për heqjen e sanksioneve për naftën ruse.
Gjatë një videokonferencë me liderët e G7, kreu i Elizesë u shpreh se situata e krijuar ditët e fundit në Iran dhe Lindjen e Mesme nuk duhet të zvogëlojë fokusin tek Ukraina, mbështetjen për të dhe qartësinë në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.
SHBA-të vendosën sanksione ndaj naftës ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, duke i detyruar blerësit të kërkojnë alternativa.
Këto sanksione u lehtësuan përkohësisht nga qeveria amerikane për t'i lejuar Indisë të blejë naftë ruse që aktualisht është e bllokuar nga deti, mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.
Macron u tha udhëheqësve gjatë konferencës së G7 se është e rëndësishme të ketë një koordinoim në mënyrë që të sigurohet sa më shpejt qarkullimi i lirë i anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)