Në Gallicano, një qytezë e vogël pranë Romës, është rikthyer në treg një shtëpi e pazakontë që ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve për formën e saj unike. Bëhet fjalë për një banesë të ndërtuar mes viteve ’60 dhe ’70, e projektuar në formën e një disku fluturues.
Ndërtesa ka një sipërfaqe rreth 400 metra katrorë dhe me kalimin e viteve është shndërruar në një kuriozitet arkitektonik për zonën dhe krejt rajonin e Lazio-s. Forma e saj e veçantë e ka bërë shpesh objekt interesi për turistë dhe për njerëz të apasionuar pas ndërtimeve të pazakonta.
Foto ilustruese
Shtëpia është publikuar së fundmi në disa platforma të kompanive imobiliare, duke përfshirë edhe faqen “Immobiliare.it”, ku ofrohet për shitje me një çmim prej 135 mijë eurosh. Në ofertë përfshihet gjithashtu edhe një shtëpi, e cila është ndërtuar pranë “UFO”-s së Romës, me sipërfaqe rreth 70 metra katrorë. Kjo shtëpizë shitet së bashku me pronën kryesore.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)