Ngjarja e pazakontë në Francë, Hittler mundi Zielensky
Në komunën e vogël franceze Arcy-sur-Aube, raundi i parë i zgjedhjeve vendore ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale për shkak të mbiemrave të dy kandidatëve kryesorë.
Lufta nuk zhvillohet vetëm në fushëbetejë. Ajo lidhet edhe me kutitë e votimit dhe besimin që merret nga qytetarët. Në komunën e vogël franceze Arcis-sur-Aube, raundi i parë i zgjedhjeve vendore ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale për shkak të mbiemrave të dy kandidatëve kryesorë.
Foto ilustruese
Në garë janë përballur Charles Hittler dhe Antoine Renaud-Zelensky. Sipas rezultateve të raundit të parë, Hittler ka marrë më shumë vota se kundërshtari i tij. Situata është bërë virale në internet sepse mbiemrat e kandidatëve kujtojnë emrat e figurave të njohura ndërkombëtare si Adolf Hitler dhe Volodymyr Zelenskyy.
Vetë kandidati Charles Hittler ka reaguar për komentet dhe shakatë që lidhen me mbiemrin e tij. Ai ka deklaruar se është mësuar prej kohësh me reagimet e tilla dhe se nuk ka menduar ta ndryshojë mbiemrin. “Fakti që e kam mbajtur mbiemrin, është për të treguar se jo gjithkush me një emër të tillë është idiot. Gjithçka varet nga mënyra se si një individ e përdor”, tha politikani francez.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)