Parajsa spanjolle mbulohet nga bora, dallgë 6 metër dhe era 140 km/orë në Tenerife
Sipas raportimeve, stuhia është shoqëruar me reshje të dendura shiu që nxitën përmbytje, rëshqitje dherash, borë në male, dallgë deri në 6 metër dhe erëra të forta që tejkalojnë 140 km në orë.
Erërat tejkaluan 140 km/orë, rrugët u përmbytën, fluturimet u anuluan, ndërsa autoritetet kanë lëshuar paralajmërime nga frika për integritetin fizik të vendasve dhe turistëve.
Moti i keq ka goditur në mënyrë të paprecedentë ishujt Kanarie në Spanjë duke prodhuar imazhe apokaliptike.
Stuhia Teresa, e pazakontë për pranverën, ka shkaktuar shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe përmbytje, ndërsa në Tenerifen që zakonisht ka diell dhe mijëra pushues europianë në këtë sezon, tani ka rënë edhe borë.
BBC raporton për probleme në transport me vonesa të gjata dhe anulime fluturimesh, ndërsa dëme serioze janë shkaktuar edhe në infrastrukturën rrugore. Të paktën shtatë fluturime u anuluan ose devijuan të enjten, ndërsa 36 fluturime u anuluan një ditë më parë, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar.
Foto: X
Sipas raportimeve, stuhia është shoqëruar me reshje të dendura shiu që nxitën përmbytje, rëshqitje dherash, borë në male, dallgë deri në 6 metër dhe erëra të forta që tejkalojnë 140 km në orë. Stuhia përshkruhet si më e keqja që ka goditur rajonin në dhjetë vitet e fundit, me autoritetet që kanë lëshuar një paralajmërim "portokalli" për motin dhe kanë aktivizuar planin e emergjencës.
Bora ka mbuluar malin Teide në Tenerife, duke e transformuar peizazhin zakonisht me diell në një vend të mrekullueshëm dimëror. Videot e shpërndara nga turistët tregojnë alpinistë që ecin në zonën e mbuluar me borë në një lartësi prej më shumë se 1,800 metrash, me më shumë reshje bore që priten në ditët në vijim.
Foto: X
Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Spanjës paralajmëroi se në disa zona mund të bien më shumë se 100 mm shi në vetëm 12 orë, duke arritur ekuivalentin e reshjeve të një viti.
Tenerife ndërkohë aktivizoi planin e saj të emergjencës duke mbyllur rrugët, duke ndaluar shtigjet e ecjes dhe duke mbyllur Parkun Kombëtar Teide. Autoritetet u bënë thirrje banorëve dhe turistëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)