Ka rezultuar në disfatë për kryeministren Meloni, referendumi i propozuar nga qeveria italiane për reformën në drejtësisë.
Rezultatet paraprake të këtij votimi që zgjati për më shumë se dy ditë panë një jo të qartë të qytetarëve italianë kundër ndryshimeve të propozuara nga qeveria për sistemin gjyqësor.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i vetë Melonit, e cila u shpreh se vullneti i popullit për këtë çështje tashmë është i qartë dhe do të respektohet.
“Italianët kanë vendosur dhe ne e respektojmë këtë vendim. Do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë,” u shpreh kryeministrja.
Qeveria synonte të ndryshonte mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke ndarë rolet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijuar një gjykatë disiplinore me 15 anëtarë, përzgjedhur pjesërisht nga presidenti dhe avokatë të miratuar nga Parlamenti.
Reforma synonte të parandalonte gjithashtu që gjyqtarët dhe prokurorët të ndryshonin funksion midis dy roleve, për të zvogëluar ndikimet e afërsive të brendshme.
Kritikët e konsideronin planin si dobësim të pavarësisë së gjyqësorit, ndërsa fushata “Jo” paralajmëroi se gjykata e re mund të shndërrohet në një “krah të armatosur të politikës”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)