Slovenia është bërë shteti i parë i Bashkimi Evropian që ka vendosur kufizime për furnizimin me karburant, si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të tyre në tregjet globale të energjisë.
Masat vijnë pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, që kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit në shumë vende.
Sipas vendimit të qeverisë, drejtuesit privatë në Slloveni do të lejohen të furnizohen me maksimumi 50 litra karburant në ditë, ndërsa bizneset dhe fermerët deri në 200 litra. Kryeministri Robert Golob siguroi se rezervat janë të mjaftueshme dhe nuk pritet mungesë reale, por masat janë parandaluese.
Diferencat e çmimeve kanë nxitur fenomenin e “turizmit të karburantit”, ku shoferë nga Austria kalojnë kufirin për t’u furnizuar më lirë. Aktualisht, benzina në Austri i afrohet 1.80 euro për litër, ndërsa në Slloveni mbetet e kufizuar rreth 1.47 euro.
Kjo situatë ka krijuar radhë të gjata dhe pakënaqësi te vendasit, ndërsa figura politike si Herbert Kickl e kanë përdorur fenomenin për debate politike. Megjithatë, disa biznese lokale përfitojnë nga vizitorët, të cilët shpenzojnë edhe në restorante e dyqane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)