Marrëveshje historike tregtare mes BE dhe Australisë, hiqen pothuasje të gjitha tarifat

Sipas marrëveshjes, pothuajse të gjitha tarifat do të hiqen për produktet australiane si vera, frutat, perimet, produktet e detit dhe drithërat.

Burimi: BBC

24.03.2026. 20:40

Marrëveshje historike tregtare mes BE dhe Australisë, hiqen pothuasje të gjitha tarifat

Pas më shumë se 8 vitesh negociata të gjata, Australia dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje historike për tregtinë e lirë.

Marrëveshja u nënshkrua në Canberra dhe u cilësua si një situatë “fitore për të dyja palët” nga kryeministri australian Anthony Albanese dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kjo e fundit theksoi se marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit në një botë që po ndryshon me shpejtësi.

Sipas marrëveshjes, pothuajse të gjitha tarifat do të hiqen për produktet australiane si vera, frutat, perimet, produktet e detit dhe drithërat. Nga ana tjetër, konsumatorët australianë pritet të përfitojnë nga çmime më të ulëta produkte evropiane si vera, pijet alkoolike, çokollatat dhe makaronat.

Një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes lidhet me eksportet e mishit. Sasia e mishit të viçit australian që mund të eksportohet në BE do të rritet ndjeshëm, por fermerët australianë janë shprehur të pakënaqur, duke e konsideruar marrëveshjen të pamjaftueshme.

Edhe fermerët evropianë kanë kundërshtuar rritjen e kuotave, duke paralajmëruar presion mbi sektorin.

Marrëveshja përfshin gjithashtu bashkëpunim më të ngushtë në fushat e mbrojtjes, sigurisë dhe mineraleve kritike si litiumi.

Kjo është një nga marrëveshjet e fundit tregtare të BE-së, në përpjekje për të diversifikuar partneritetet globale në një kontekst gjeopolitik gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)