Grabitësit si aktorë amerikanë, dalin pamjet brenda bankës së grabitur në Napoli

Dëshmitë nga vendngjarja tregojnë se autorët mbanin maska që përshkruanin aktorë të njohur amerikanë, ndërsa vepruan me shpejtësi për të zbrazur kasafortat dhe për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në brendësi të bankës.

Burimi: TGCOM

17.04.2026. 09:18

Grabitësit si aktorë amerikanë, dalin pamjet brenda bankës së grabitur në Napoli

Një grabitje e pazakontë dhe e mirëorganizuar tronditi ditën e djeshme Napolin, ku një grup personash të armatosur sulmuan një degë të Crédit Agricole dhe mbajtën peng rreth 25 persona për disa orë.

Ngjarja ndodhi në zonën e Piazza Medaglie d'Oro, në lagjen Arenella, në mes të ditës. Sipas raportimeve, grabitësit hynë me forcë në bankë duke thyer hyrjen prej xhami me një automjet dhe u barrikaduan brenda ambienteve, ku mbajtën peng 25 klientë dhe punonjës.

Dëshmitë nga vendngjarja tregojnë se autorët mbanin maska që përshkruanin aktorë të njohur amerikanë, ndërsa vepruan me shpejtësi për të zbrazur kasafortat dhe për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në brendësi të bankës. Pamjet e publikuara tregojnë rafte të shkatërruara dhe kasaforta të boshatisura.

Pas sinjalizimit të një qytetari, forcat e rendit dhe zjarrfikësit rrethuan menjëherë zonën. Për rreth dy orë u zhvilluan negociata me autorët, të cilat përfunduan me lirimin e të gjithë pengjeve pa lëndime serioze, megjithëse disa persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të traumës.

Në operacion ndërhynë edhe njësitë speciale të karabinierëve, përfshirë trupat elitare të Gruppo di Intervento Speciale, të cilat përdorën granata shokuese dhe të shtëna paralajmëruese për të hyrë në bankë.

Foto: X

Megjithatë, në momentin e ndërhyrjes, grabitësit kishin arritur të largoheshin. Dyshohet se arratisja u realizua përmes një tuneli të hapur paraprakisht, i cili lidhej me rrjetin e kanalizimeve dhe mund të ketë çuar deri pranë linjës së metrosë së qytetit.

Sakaq mediat në Itali kanë publikuar edhe pamje nga brenda bankës të grabitur. Në fotot e siguruara nga vendngjarja, të realizuara nga gazetari Giuseppe Crimaldi, shihen kasaforta të boshatisura dhe rafte të hedhura në tokë, duke dëshmuar gjurmët e lëna nga autorët gjatë grabitjes.

Sipas mediave lokale, autoritetet negociuan për rreth dy orë me autorët, duke arritur lirimin e të gjithë pengjeve pa lëndime serioze.

Kryeprokurori Nicola Gratteri ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe vlerësimin e dëmit financiar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)