Ushtria amerikane dhe ajo shqiptare stërviten në Bizë me dronët ‘Puma’

Ambasada amerikane bën të ditur mbajtjen e stërvitjes përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënëvizuar se teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.

15.04.2026. 18:58

Ushtria amerikane dhe ajo shqiptare stërviten në Bizë me dronët ‘Puma’

Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe trupa të ushtrisë amerikane kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në zonën e Bizës, të fokusuar tek përdorimi i dronëve “Puma”, të cilët i janë dhuruar vendit tonë nga SHBA-të.

Ambasada amerikane bën të ditur mbajtjen e stërvitjes përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënëvizuar se teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.

Ushtria amerikane kreu stërvitje të përbashkët me ushtrinë shqiptare mbi operacionet me dronë “Puma” në Zonën e Stërvitjes në Bizë, duke rritur aftësitë e mbikëqyrjes dhe mbledhjes së inteligjencës së Shqipërisë. Ky bashkëpunim do të çojë përpara gatishmërinë në fushën e mbrojtjes dhe do të mbështesë interesat e përbashkëta strategjike për një të ardhme më të sigurt për qytetarët tanë”, njofton ambasada amerikane.

Sa i përket dronëve “Puma”, ata shërbejnë për vëzhgim dhe mbledhje informacioni në terren.

Fillimisht ata ju dhuruan Forcave të Armatosura të Shqipërisë në vitin 2021, ku anëtarë të Gardës Kombëtare të Neë Jersey-t asistuan dhe trajnuan Batalionin e dytë të Këmbësorisë për përdorimin e tyre.

“Anëtarë të Gardës Kombëtare të Neë Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë. Ushtarët e Gardës Kombëtare të Neë Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja. Një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të NeëJersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në Neë Jersey kur ishte adoleshente. Ajo tani është Oficere e Ushtrisë dhe ky program partneriteti ndërmjet shteteve është veçanërisht domethënës për të, pasi kthehet në Shqipëri. #krahperkrah”, thuhej asokohe në njoftimin e ambasadës amerikane për rastin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)