“Siguria e Europës në rrezik”, Meloni pret Zelensky-n: Zhvillojmë dronë bashkë me Ukrainën

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në Romë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së fortë të Italisë ndaj Kievit.

15.04.2026. 20:21

“Siguria e Europës në rrezik”, Meloni pret Zelensky-n: Zhvillojmë dronë bashkë me Ukrainën

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në Romë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së fortë të Italisë ndaj Kievit.

Gjatë takimit, Meloni theksoi rëndësinë strategjike të ndihmës për Ukrainën, duke nënvizuar se siguria e Europës është e lidhur ngushtë me zhvillimet në këtë vend. “Ne e konsiderojmë mbështetjen për Ukrainën si me rëndësi strategjike, siguria e Evropës është gjithashtu në rrezik. Italia synon të kontribuojë me qëllim arritjen e zgjidhjeve të pranuara bashkërisht që mund të mbrojnë sovranitetin e Kievit”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se Italia, në kuadër të G7, do të vijojë të mbështesë masat për rritjen e presionit ekonomik ndaj Rusisë dhe për garantimin e ndihmës ekonomike për Ukrainën, në përputhje me vendimet e Këshilli Evropian.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte edhe bashkëpunimi në sektorin ushtarak dhe teknologjik. Meloni nënvizoi se Italia synon të zhvillojë prodhim të përbashkët të dronëve me Ukrainën, duke e cilësuar këtë si një fushë ku Kievi ka fituar përvojë të rëndësishme.

Gjithashtu, liderët u ndalën edhe te zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë situatën në Iran. “Ne vazhdojmë të besojmë në armëpushimin, shpresojmë që procesi i paqes të mund të rifillojë, edhe nëse e gjithë situata nuk është e lehtë”, u shpreh Meloni.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)