Në Betlehem, pema e Krishtlindjeve ndizet për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza

Betlehemi, në Bregun Perëndimor është rikthyer të festojë Krishtlindjet dhe shenja e parë ka qenë ndezja e pemës karakteristike të kësaj feste, për të parën herë që nga nisja e konfliktit në Gaza.

Burimi: BBC

07.12.2025. 11:08

Në Betlehem, pema e Krishtlindjeve ndizet për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza

Për dy vjet, gjatë luftës në Gaza, të gjitha festimet publike të Krishtlindjeve u anuluan në Betlehem, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Megjithatë, pas armëpushimit të fundit, qyteti vendosi që këtë vit festimet të ktheheshin, me një simbol karakteristik që ishte ndriçimi i pemës së Krishtlindjeve përpara Kishës historike të Lindjes.

"Ishin dy vite të vështira heshtjeje. Pa Krishtlindje, pa punë", thotë kryetari i bashkisë së Bethlehemit, Maher Kanawati. "Ne jetojmë nga turizmi, dhe ai kishte rënë në zero", shton ai.

Kryebashkiaku pranon se ideja e rifillimit të festimeve nuk ka kaluar pa polemika.

Disa mund të thonë se nuk është e drejtë dhe të tjerë se është e drejtë. Por thellë në zemrën time, ndjeva se kjo ishte gjëja e duhur për të bërë, sepse Krishtlindjet nuk duhet të ndalen ose anulohen kurrë. Është drita e shpresës për ne”, tha Kanawati.

Sakaq, vendasit, si të krishterë ashtu edhe myslimanë pozuan për selfie para pemës, e cila është zbukuruar me stoli me ngjyrë të kuqe dhe të arta.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)