"Do kalojmë në fazën dy të armëpushimit", Netanyahu njofton takim me Trump në dhjetor

"Mundësitë për paqe janë shumë afër dhe unë do t'i diskutoj ato me Presidentin Trump". Kështu tha sot në një konferencë për mediat përkrah kanecelarit gjerman Friedrich Merz, presidenti izraelit Benjamin Netanjahu, teksa paralajmëroi edhe një takim me Trumpin më vonë gjatë këtij muaji.

07.12.2025. 18:02

"Do kalojmë në fazën dy të armëpushimit", Netanyahu njofton takim me Trump në dhjetor

Presidenti izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke zbuluar se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në dhjetor.

Merz mbërriti në Izrael të shtunën për vizitën e tij të parë që nga marrja e detyrës, duke riafirmuar mbështetjen e Berlinit pasi lidhjet tradicionalisht të forta midis dy vendeve janë tronditur kohët e fundit.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit tha se beson që faza e parë e armëpushimit në Gaza po i afrohet fundit dhe pret që së shpejti të kalojë në fazën e dytë. Netanyahu shtoi “se mundësitë për paqe janë afër" pas operacioneve ushtarake të Izraelit në vitet e fundit.

"Do t'i diskutoj ato me Presidentin Donald Trump kur ta takoj më vonë këtë muaj", tha ai, duke shtuar se do të diskutojnë “si t'i japim fund sundimit të Hamasit në Gaza, sepse kjo është një pjesë thelbësore e sigurimit të një të ardhmeje të ndryshme për Gazën dhe një të ardhmeje të ndryshme për ata prej nesh që përballen me Gazën".

Pas kthimit të trupit të pengut të fundit, Toger Ran Gvili, "presim që së shpejti të kalojmë në fazën e dytë", tha Netanyahu, duke shtuar se beson që ajo fazë do të jetë më e vështirë.

Ai thotë se faza e tretë do të jetë deradikalizimi i Gazës. "Unë flas me shumë liderë botërorë, por kur flas me Merzin, është një bisedë e sinqertë dhe e hapur, edhe kur kemi mosmarrëveshje", theksoi presidenti izraelit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)