Gaza, të paktën 16 viktima nga i ftohti dhe shembjet e ndërtesave pas stuhisë Byron

Reshjet e dendura, të cilat shoqëruan stuhinë, kanë shkaktuar shembjen e të paktën 15 strukturave, të cilat ishin dëmtuar rëndë nga dy vite sulmesh izraelite.

13.12.2025. 09:30

Gaza, të paktën 16 viktima nga i ftohti dhe shembjet e ndërtesave pas stuhisë Byron

Numri i viktimave në Rripin e Gazës ka shkuar në të paktën 16 persona brenda më pak se 24 orësh, si pasojë e të ftohtit të madh dhe shembjes së ndërtesave, të cilat janë shndërruar në të paqëndrueshme nga sulmet izraelite. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”, e cila citonte burime shëndetësore lokale.

Sipas këtyre burimeve, reshjet e dendura të cilat shoqëruan stuhinë Byron kanë shkaktuar shembjen e të paktën 15 strukturave, të cilat ishin dëmtuar rëndë nga dy vite sulmesh. Kjo ka bërë që situata tashmë kritike humanitare, të përkeqësohet edhe më tej.

Mes viktimave nga temperaturat e acarta janë edhe fëmijë. Në orët e fundit raportohet se kanë humbur jetën dy fëmijë në qytetin e Gazës, të cilët i shtohen një foshnjeje tetë-muajshe që ndërroi jetë një ditë më parë brenda një tende në Khan Younis.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)