Deti bëhet i kuq në Gjirin Persik, rrjeti ndizet nga profecitë Biblike

Pamje të pazakonta të regjistruara në Lindjen e Mesme kanë pushtuar rrjetet sociale, pasi ujërat e Gjirit Persik pranë ishullit të Hormuzit në Iran kanë marrë një ngjyrë të kuqe të thellë. Kjo ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale ta lidhin fenomenin me plagët biblike.

Burimi: Daily Mail

18.12.2025. 14:29

Deti bëhet i kuq në Gjirin Persik, rrjeti ndizet nga profecitë Biblike

Pamje të pazakonta të regjistruara në Lindjen e Mesme kanë pushtuar rrjetet sociale, pasi ujërat e Gjirit Persik pranë ishullit të Hormuzit në Iran kanë marrë një ngjyrë të kuqe të thellë.

Videot, tregojnë reshje të dendura shiu që zbresin nga shkëmbinjtë e ishullit dhe kthehen në rrjedha me ngjyrë gjaku, të cilat derdhen në det dhe ndryshojnë pamjen e vijës bregdetare.

Kaq mjaftoi që në rrjet të nxiteshin pretendime se bëhet fjalë për një shenjë apokaliptike të përshkruar në Bibël. Pamja ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale ta lidhin fenomenin me plagët biblike dhe profecitë e fundit të botës.

Foto: X

Në Bibël, plaga e parë që Zoti i dërgoi Egjiptit ishte kthimi i lumit Nil në gjak, ndërsa edhe Libri i Zbulesës përshkruan dete dhe lumenj që bëhen të kuq si gjaku gjatë ngjarjeve apokaliptike.

Megjithatë, shkencëtarët dhe autoritetet lokale shpjegojnë se fenomeni ka një arsye krejtësisht natyrore. Ishulli Hormuz është i njohur për tokën e tij të kuqe, të pasur me oksid hekuri, e quajtur nga vendasit “golak”. Gjatë reshjeve të forta, kjo tokë shpëlahet dhe përzihet me ujin e shiut dhe detit, duke i dhënë ujit ngjyrën karakteristike të kuqe.

Hormuzi njihet si “Ishulli i Ylberit” për shkak të përbërjes së tij të pasur me minerale, të formuar gjatë miliona viteve, me shtresa argjili, shkëmbinj vullkanikë dhe mbi 70 minerale të ndryshme. Ngjyra e kuqe dominuese vjen nga hematiti, i cili në formë pluhuri reflekton dritën e kuqe dhe thith valët blu e jeshile.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)