Irani po përjeton ditë të tensionuara, me protesta masive kundër qeverisë së Ajatollahëve, që janë përhapur në shumë qytete të vendit, nga Urmia në Kermanshah, deri në kryeqytetin Teheran. Sipas dëshmive të publikuara në rrjetet sociale, në kryeqytet i është vënë flaka një ndërtese qeveritare.
Foto nga web
Mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke brohoritur “Kjo nuk është beteja e fundit, Pahlavi po kthehet”, në referencë ndaj Reza Pahlavit, djalit të ish-shahut të Iranit. Sipas “BBC Persian”, protesta të mëdha janë zhvilluar edhe në Mashhad dhe për momentin, njerëzit nuk janë shpërndarë ende nga forcat e sigurisë.
E teksa internet në Iran vijon të jetë i bllokuar, me qëllimin qëprotestuesit të mos organizohen dhe që pamjet e demonstrative të mos shpërndahen nëpër botë, situata është kritike. Aktivistët kanë raportuar se e mërkura e datës 7 janar, ka qenë më e dhunshmja gjatë 13 ditëve të fundit, me përleshje të ashpra si në qytete të vogla ashtu edhe në metropole.
Sipas të dhënave të fundit, mbi 2 mijë persona janë arrestuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në të paktën 62 protestues të vrarë, mes tyre tetë të mitur. Qindra persona të tjerë janë plagosur gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)