Autoritetet izraelite kanë arrestuar tre persona, dy shtetas izraelitë dhe një palestinez, të cilët dyshohet se u shtirën si ushtarë për të kryer një grabitje të armatosur në një dyqan bizhuterish në Bregun Perëndimor.
Sipas policisë izraelite, ngjarja ndodhi në qytetin Daharia, në jug të Bregut Perëndimor. Të dyshuarit hynë në zonën palestineze me një automjet të pajisur me drita kërkimi dhe të veshur me uniforma ushtarake, jelekë antiplumb dhe helmeta, duke u paraqitur si forca sigurie.
Duke shfrytëzuar këtë kamuflim, ata sulmuan dyqanin e bizhuterive, grabitën një sasi të konsiderueshme ari, kërcënuan civilët e pranishëm dhe shkaktuan dëme materiale në ambientet e biznesit.
Pas grabitjes, autorët tentuan të largoheshin drejt daljes jugore të qytetit, por u ndaluan gjatë një operacioni të përbashkët të zhvilluar në zonën Samua, pranë kufirit mes Bregut Perëndimor dhe Izraelit. Në operacion morën pjesë policia izraelite, ushtria dhe rojet kufitare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)