Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur të zvogëlojnë numrin e personelit në bazën e tyre ajrore në Katar, pas tensioneve të orëve të fundit, dhe kërcënimeve të Iranit se do të sulmojë çdo interes amerikan nëse ndërhyhet për çështjen e protestave në vend.
Në një reagim të shkurtër dhe pa dhënë detaje, qeveria e Katarit bën me dije se lëvizja vjen si pasojë e përshkallëzimit të retorikës nga liderët e dy vendeve.
Gjatë ditëve të fundit Presidenti i SHBA, Donald Trump paralajmëroi se SHBA-të do të ndërmarrin masa shumë të forta kundër Iranit nëse autoritetet ekzekutojnë protestuesit antiqeveritarë. Irani thotë se do të hakmerret nëse sulmohet nga SHBA-të.
Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, më shumë se 2,400 demonstrues antiqeveritarë janë vrarë në protestat e dhunshme të kohëve të fundit nga autoritetet iraniane.
Irani lëshoi raketa në bazën ajrore Al-Udeid në qershor, në atë që ishte një hakmarrje për sulmet amerikane kundër centraleve të tij bërthamore.
Një këshilltar i lartë i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e paralajmëroi Donald Trump të mërkurën se sulmi i qershorit kishte demonstruar aftësinë e Iranit për t'iu përgjigjur çdo sulmi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)