Mes dhunës në rrugë, vrasjeve, arrestimeve dhe bllokimit të internetit, për të mos lejuar organizimin e protestuesve apo shpërndarjet e pamjeve nëpër botë, në Iran kanë gjetur një mënyrë të re reagimi. Disa kanale televizive shtetërore iraniane janë hakeruar.
Gjatë transmetimeve të tyre përmes satelitit Badr, në kanale janë shfaqur video të protestave si dhe deklarata nga princi i kurorës Reza Pahlavi, që jeton në mërgim në SHBA. Ky i fundit i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me demonstratat dhe forcave ushtarake, që të pozicionohen në anën e protestuesve. Lajmi raportohet nga “Haaretz”.
Foto nga web
Reza Pahlavi, djali i shahut të Iranit të rrëzuar nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, ka bërë betimin për të kthyer në Iran nga mërgimi. Megjithatë, ai nuk ka specifikuar një datë konkrete. Gjithashtu ende nuk dihet nëse do të lejohet të hyjë në vend dhe çfarë pasojash ligjore rrezikon si politikan opozitar.
Në një mesazh video të postuar në platformën “X”, Pahlavi deklaroi se populli iranian kërkon të ndjekë “një rrugë të re dhe të besueshme”. Ai tha: “Beteja në Iran sot është mes pushtimit dhe lirisë. Populli iranian më ka kërkuar të udhëheq vendin. Do të kthehem në Iran”. Pahlavi, i emëruar princ i kurorës nga i ati, ish-shahu i Persisë, u detyrua të emigronte për dekada në SHBA, por vazhdon të mbajë një rol simbolik për opozitën iraniane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)