Pas bombardimeve që zgjatën dy vjet dhe miratimit të “Planit me 20 pika”, Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, prezantoi projektin e rindërtimit të Gazës. Plani u shpalos në Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe quhet “Project Sunrise”, duke iu referuar rilindjes së zonës.
Plani parashikon transformimin e një rajoni të shkatërruar në një enklavë luksoze mesdhetare. Aty përfshihen qytete të reja, kulla për turizëm dhe njësi tregtare. Praktikisht një qytet futuristik, në të cilin transporti do të realizohet me trena të shpejtësisë së lartë, ku do të instalohen rrjete inteligjente të energjisë dhe infrastruktura do të jetë moderne.
Kushner premtoi ndërtimin e mbi 100 mijë banesave, 200 shkollave dhe 180 qendrave kulturore në Rafah dhe Khan Younis. Gjithashtu, projekti parashikon ndërtimin e rreth 180 kulla për turizmin bregdetar, duke e kthyer Gazën në “Las Vegas-in e Lindjes së Mesme”.
Në pjesën jugore që ndodhet pranë kufirit me Egjiptin, plani përfshin ndërtimin e një aeroporti, një port dhe dy hapësira gjigande logjistike për magazinim dhe transport mallrash.
Synimi është që Rripi i Gazës të bëhet qendër kryesore për tregtinë, energjinë dhe infrastrukturën digjitale. Sipas Kushner, projekti mund të përfundojë brenda tre viteve. Qëllimi është të krijohen 500 mijë vende pune dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto të jetë 10 miliardë dollarë deri në vitin 2035.
Foto nga video
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)