Izraeli gjen trupin e pengut të fundit në Gaza, Netanjahu e quan hero

Oficeri 24-vjeçar, Ran Gvili, u vra duke mbrojtur Kibbutz Alumim gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

Burimi: BBC

26.01.2026. 15:26

Izraeli gjen trupin e pengut të fundit në Gaza, Netanjahu e quan hero

Trupi i pengut të fundit izraelit që mbahej në Gaza prej sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, u gjet sot nga autoritetet. Mediat raportojnë se pas kërkimeve në një varrezë në qytetin lindor të Gazës, Forcat e Mbrojtjes Izraelite njoftuan se trupi i nënkolonelit Ran Gëilyi ishte gjetur dhe identifikuar.

Sipas deklaratës, zëdhënësit ushtarakë informuan familjen e tij se trupi po transferohej në Izrael për t’i realizuar një ceremoni të denjë varrimi.

Ran Gvili ishte pengu i fundit që mbeti i zhdukur që nga sulmi që ndezi konfliktin, kur Hamasi tentoi të pushtojë Izraelin jugor, duke çuar në vrasjen e qindra njerëzve dhe rrëmbimin e 251 personave.

24-vjeçari ishte vrarë duke mbrojtur Kibbutz Alumim. Duke folur para gazetarëve në Knesset, Benjamin Netanyahu e quajti kthimin e trupit të nënkolonelit "një arritje të jashtëzakonshme për Izraelin".

“Ne premtuam dhe unë personalisht e mbajta fjalën, që t'i kthenim të gjithë dhe i kthyem të gjithë, deri në të fundit", tha ai.

Kryeministri izraelit shtoi se Ran Gvili "është një hero i Izraelit", duke vënë në dukje se "ai ishte i pari që hyri dhe i fundit që doli" nga kjo betejë me Hamasin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)