Sirenat e alarmit kanë filluar të dëgjohen në Tel Aviv dhe në qendër të Izraelit, ku mediat izraelite raportojnë për një kolonë tymi në zonë. Ushtria izraelite njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore po punojnë për të interceptuar raketat e lëshuara nga Irani.
Sipas Magen David Adom, sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore kanë neutralizuar disa raketa dhe nuk ka pasur goditje direkte në territorin izraelit. Megjithatë, disa persona kanë mbetur të lënduar gjatë përpjekjes për t’u strehuar dhe disa të tjerë kanë pësuar sulme ankthi.
Në rast emergjence apo nevoje për asistencë, qytetarët shqiptarë në Iran mund të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare në rajon.
Situata ka alarmuar edhe rajonin përreth. Sirenat kundërajrore janë aktivizuar në Bahrein, Jordani dhe Katar. Hyrja në hapësirën ajrore e këtyre vendeve është ndaluar, ndërsa ambasadat amerikane në Jordani dhe Katar kanë marrë masa emergjence. Stafi i ambasadës në Jordani është dërguar në bunkerë, ndërsa në Katar është shpallur alarm për qytetarët amerikanë për një sulm të mundshëm.
Sipas raportimeve nga “Al Arabiya”, janë regjistruar shpërthime pranë bazës ushtarake Juffair në Bahrein, ku ndodhet selia qendrore e Flotës së Pestë amerikane. Raketat iraniane po synojnë të gjitha bazat kryesore ushtarake amerikane, përfshirë bazën kryesore në Bahrein, bazën ajrore Ali Al Salem në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në disa pamje janë regjistruar shpërthime në qiellin e Abu Dabit, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore kanë ndërhyrë për të interceptuar raketat në hapësirën ajrore të Emirateve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)