Eliminohet Mohammad Pakpour, udhëheqësi i Gardës Revolucionare. Shkatërrohet rezidenca e Khameneit
Gjenerali njihej edhe si “kasapi” i protestuesve. Ai cilësohej përgjegjës për vdekjen e qindra personave që dilnin në sheshe gjatë tubimeve kundër regjimit në Teheran.
Sipas vlerësimeve të para, pas sulmit të përbashkët ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, një prej të eliminuarve të Shtetit Islamik ishte edhe udhëheqësi i Gardës Revolucionare Iraniane, Mohammad Pakpour. Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se ai ka humbur jetën gjatë sulmeve ajrore.
Në Iran, gjenerali njihej edhe si “kasapi” i protestuesve. Ai cilësohej përgjegjës për vdekjen e qindra personave që dilnin në sheshe gjatë tubimeve kundër regjimit në Teheran.
Sipas mediave izraelite dhe amerikane, mes tyre edhe “New York Times”, kompleksi rezidencial i ajatollah Ali Khamenei është shkatërruar plotësisht. Bazuar në imazhet satelitore të publikuara nga gazeta amerikane, disa ndërtesa janë shembur mbi njëra-tjetrën.
Burimet iraniane bëjnë me dije se Khamenei nuk ndodhej në kompleks në momentin e sulmit, por ende nuk ka informacione të qarta mbi gjendjen e tij aktuale.
Foto nga sateliti
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)