Sulmet ndaj Iranit, kaos në Teheran: Trafik i rënduar dhe “çmenduri” në supermarkete
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Iranit u ka bërë thirrje banorëve të largohen nga kryeqyteti pas nisjes së operacioneve ushtarake nga SHBA dhe Izraeli.
Pas sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit, në Teheran është përhapur paniku mes popullsisë civile. Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me automjete të bllokuara në trafik. Ndërkohë, shumë qytetarë janë drejtuar drejt supermarketeve dhe pikave të karburantit për t’u furnizuar para se të largohen nga qyteti.
Foto nga web
Sipas raportimeve nga mediat, brenda dyqaneve ushqimore janë regjistruar “skena pothuajse të çmendura”. Qytetarë me valixhe dhe karroca kanë zbrazur raftet me produkte bazë, duke marrë gjithçka që mund të transportonin me vete. Të tjerë janë përpjekur të sigurojnë mallra të domosdoshme, duke i mbajtur në çanta dore.
Ndërkohë, shumë iranianë po përpiqen të largohen nga kryeqyteti. Janë raportuar radhë kilometrike automjetesh në dalje të Teheranit, ndërsa para nisjes qytetarët po krijojnë radhë të gjata edhe në pikat e furnizimit me karburant.
Foto nga web
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Iranit u ka bërë thirrje banorëve të largohen nga kryeqyteti pas nisjes së operacioneve ushtarake nga SHBA dhe Izraeli. Në një komunikatë zyrtare thuhet: “Duhet, nëse është e mundur dhe duke ruajtur qetësinë, të zhvendoseni në vende dhe qytete të tjera”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)