Ana tjetër e luftës, fëmijët luajnë pranë një rakete të pashpërthyer
Fotografitë vijnë nga Siria, në qytetin e Qamishli-t, pranë kufirit me Turqinë. Organizatat humanitare kanë paralajmëruar për rrezikun që paraqesin municionet e pashpërthyera në zonat e konfliktit.
Një raketë e pashpërthyer ka rënë në qytetin e Qamishli, në verilindje të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë. Pamjet e publikuara tregojnë objektin e rrezikshëm të ngulitur në tokë, ndërsa disa fëmijë shihen duke luajtur rreth tij.
Foto nga web
Fotografitë kanë ngritur shqetësime për sigurinë e banorëve, pasi raketa e pashpërthyer përbën një rrezik të madh për jetën e civilëve, veçanërisht për fëmijët që nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun. Përveç lojërave, disa prej tyre qëndrojnë pranë raketës teksa bagëtitë kullosin.
Foto nga web
Autoritetet dhe organizatat humanitare kanë paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun që paraqesin municionet e pashpërthyera në zonat e konfliktit në Siri, të cilat vazhdojnë të kërcënojnë jetën e popullatës edhe pas përfundimit të sulmeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)