Rreth 1000 anije, gjysma e të cilave transportojnë naftë dhe gaz, janë bllokuar në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Ato mbeten aty prej afro një jave, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme.
Kjo situatë u konfirmua nga Sheila Cameron, drejtoreshë ekzekutive e “Lloyd’s Market Association”. Sipas organizatës që përfaqëson kompanitë e sigurimit në tregun e Lloyd’s të Londrës, vlera e mallrave të bllokuara e tejkalon shifrën e 25 miliardë dollarëve.
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, përshkon rreth 20% të tregtisë globale të naftës. Bllokimi i anijeve ka shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë si edhe të karburanteve, por edhe shqetësime ndërkombëtare mbi stabilitetin e tregjeve.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)