Dy oficerë të Ministrisë së Brendshme në Kuvajt kanë humbur jetën, në rrethana ende të paqarta, konfirmon ministria në një deklaratë për mediat.
Sipas Ministrisë, dy oficerët kanë qenë në krye të detyrës kur ngjarja ka ndodhur, ndërkohë që vendi gjatë orëve të fundit ka qenë nën objektivin e raketave iraniane.
Ushtria Kuvajtiane tha se një valë dronësh armiqësorë shënjestruan depon e karburantit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit të dielën dhe se mbetjet e tyre dëmtuan infrastrukturën civile.
Ndërkohë që dëmtime ka pësuar dhe Ndërtesa e Institutit Publik të Sigurimeve Shoqërore të Kuvajtit u cila u godit nga një sulm me dronë dhe më pas shpërtheu në flakë.
Mediat shtetërore thanë se nuk pati të lënduar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)