“Dy ditët e para të sulmeve i kushtuan SHBA 5,6 miliardë dollarë”, ja sa llogaritet kosto e luftës në Iran
Raporti i publikuar nga “The Washington Post” thekson se ky nivel i lartë shpenzimesh ka ngritur shqetësime se forcat amerikane po shterojnë me shpejtësi rezervat e disa prej armëve më të avancuara.
Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar rreth 5,6 miliardë dollarë për municione vetëm gjatë dy ditëve të para të sulmeve ndaj Iranit. Përllogaritja e kostove është bërë sipas një lajmi të publikuar nga “The Washington Post”.
The Washington Post
Raporti thekson se ky nivel i lartë shpenzimesh ka ngritur shqetësime në Kongresin Amerikan. Sipas gazetës, ekziston frika se forcat amerikane po shterojnë me shpejtësi rezervat e kufizuara të disa prej armëve më të avancuara të SHBA-ve.
Sipas vlerësimeve të cituara në raport, nëse operacionet ushtarake vazhdojnë me të njëjtin intensitet, kostoja totale e luftës mund të arrijë nga 40 deri në 95 miliardë dollarë në harkun e vetëm dy muajve. Ligjvënësit amerikanë po monitorojnë situatën, ndërsa ekspertët e mbrojtjes paralajmërojnë se përdorimi i shpejtë i armëve të sofistikuara mund të ndikojë në gatishmërinë ushtarake afatgjatë të SHBA-së.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)