Grupe terroriste të mbështetura nga Irani kanë shënjestruar hotele të frekuentuara nga amerikanët në Irak
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Bagdad e cila iu bën thirrje qytetarëve amerikanë të qëndrojnë vigjilentë dhe të përgatiten për më shumë sulme veçanërisht ndaj infrastrukturës së naftës dhe energjisë në vend, në pronësi të SHBA-së.
"Irani dhe grupet e milicisë terroriste të lidhura me Iranin vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të konsiderueshëm për sigurinë publike. Qytetarëve amerikanë u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë, të ruajnë një profil të ulët dhe të qëndrojnë larg zonave që mund t'i bëjnë ata shënjestër", thuhej në njoftimin e Ambasadës.
Njoftimi shton se largimi nga Iraku mund të jetë opsioni më i sigurt për amerikanët.
Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 12 teksa më shumë se 40 mijë amerikanë janë evakuuar nga zonat e konsideruara me rrezikshmëri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)