Irani kopjon Japoninë, "kamikazë" për të lënë botën pa naftë
Varkat vetëvrasëse kanë goditur dy anije cisternë pranë Basrës, në jug të Irakut. Taktika lidhet historikisht me pilotët japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas dronëve, predhave dhe raketave, tashmë Irani po përdor një taktikë të re për lënë botën pa naftë. Për herë të parë në këtë konflikt, mbështetësit e Shtetit Islamik po përdorin varkat kamikazë në Ngushticën e Hormuzit. Sipas “Reuters”, varkat vetëvrasëse kanë goditur dy anije cisternë pranë Basrës, në jug të Irakut.
Një prej anijeve i përket një kompanie amerikane. Sipas zyrtarëve irakenë, dy anijet e goditura ishin “Safesea Vishnu”, e regjistruar në Ishujt Marshall dhe “Zefyros”, e regjistruar në Maltë. Ato kishin ngarkuar karburant në Irak. Të paktën një person humbi jetën në këtë sulm, ndërsa 38 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga gjashtë anije të vendosura për operacionin e shpëtimit.
Lideri i ri suprem i Irani, Mojtaba Khamenei, thuhet se ndodhet në gjendje kome dhe ka humbur një këmbë pas plagëve të rënda të marra gjatë sulmeve ajrore që goditën kompleksin e familjes së tij në Teheran. Lajmi është raportuar nga burime brenda kryeqytetit iranian, të cilat pretendojnë se kleriku
Duke folur për mundësinë e goditjes së infrastrukturës kritike iraniane, presidenti amerikan paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë të ndërhyjnë shpejt në sektorët jetikë të vendit.
Sulmet me dronë kanë vazhduar të trazojnë rajonin e Gjirit këtë mëngjes, pasi incidente janë raportuar brenda një ore në Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke rritur më tej tensionet në rajon.
Zyrtarët e Qendrës së Sigurisë në Irak konfirmuan se sulmi ndodhi brenda ujërave territoriale të vendit të tyre dhe e përshkruan atë si një akt “sabotimi të pabesë”. Sulmet me barka kamikaze tregojnë përpjekjen e Teheranit për të përdorur çdo mjet të mundshëm në arsenalin e tij asimetrik. Ky sulm me varka kamikaze kopjon atë që ka bërë Japonia afro 80 vjet më parë.
Foto ilustruese
Termi “kamikazë” përkthehet “era hyjnore” dhe që historikisht lidhet me pilotët japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Taktika përfshinte avionë të ngarkuar me eksplozivë, të cilët piloti i drejtonte qëllimisht drejt objektivave armike, duke sakrifikuar jetën e tij për të shkaktuar dëme maksimale. Tradicionalisht, taktika kamikaze lidhej me kodin e nderit dhe besnikërisë sipas filozofisë së samurajit.
Foto ilustruese
Dështimi i misionit dhe kapja rob konsideroheshin të turpshme në kulturën ushtarake japoneze. Piloti zgjidhte të sakrifikohej në vend që të pranonte humbjen. Një koncept i ngjashëm lidhet me ritualin “seppuku”, një mënyrë vetëvrasjeje e përdorur nga ushtarët japonezë për të ruajtur nderin familjar.
Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, e quajti rezolutën e Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të Teheranit kundër shteteve të Gjirit si të motivuar politikisht.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)