Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë është neutralizuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore dhe raketore i NATO-s, i vendosur në Mesdheun lindor. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria turke e Mbrojtjes përmes një njoftimi zyrtar.
Sipas Ankarasë, bëhet fjalë për raketën e tretë që është interceptuar pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Autoritetet turke theksuan se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur territorin dhe sigurinë kombëtare nga çdo kërcënim i mundshëm.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se janë duke u zhvilluar konsultime me Iranin për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit. Ankaraja bëri të ditur se situata në rajon po monitorohet me kujdes të madh dhe se siguria kombëtare mbetet prioritet absolut për autoritetet turke.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)