Arabia Saudite kishte parashikuar krizën, tubacioni i fshehur për 45 vite u bë arteria energjetike kryesore e planetit
Që në vitin 1981, ajo ndërtoi një tubacion rreth 1,200 kilometra të gjatë që lidh Jubailin në Gjirin Persik me portin e Yanbu në Detin e Kuq, duke anashkaluar plotësisht Ngushticën e Hormuzit.
Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit nga Irani ka shkaktuar tronditje në tregjet globale të energjisë, pasi përmes kësaj rruge kalon rreth 20 për qind e naftës që tregtohet në botë. Pas zhvillimeve të fundit, çmimi i naftës ka arritur deri në 126 dollarë për fuçi, ndërsa shumë vende po kërkojnë zgjidhje për të shmangur pasojat në furnizimin global.
Megjithatë, Arabia Saudite duket se e kishte parashikuar një skenar të tillë dekada më parë. Më saktësisht 45 vite më parë. Që në vitin 1981, ajo ndërtoi një tubacion rreth 1,200 kilometra të gjatë që lidh Jubailin në Gjirin Persik me portin e Yanbu në Detin e Kuq, duke anashkaluar plotësisht Ngushticën e Hormuzit.
Foto ilustruese
Ky tubacion ka një kapacitet deri në 7 milionë fuçi naftë në ditë dhe u ndërtua pikërisht për të garantuar eksportet saudite edhe në rast krizash në Hormuz. Infrastruktura ka qëndruar për dekada si një alternativë strategjike dhe tani mund të përdoret për të devijuar eksportet drejt Detit të Kuq.
Ndërkohë, në nivel ndërkombëtar po diskutohen masa për sigurinë e transportit detar në rajon, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë propozuar krijimin e një koalicioni për të shoqëruar anijet në këtë korridor të rëndësishëm energjetik. Por, në situatën e krijuar duket se vetëm Arabia Saudite e kishte parashikuar përshkallëzimin e situatës dhe kishte përgatitur planin rezervë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)