Dy anije indiane të regjistruara për transportin e gazit të lëngshëm (LPG), “Nanda Devi” dhe “Shivalik” kaluan së fundmi në Ngushticën e Hormuzit. Lajmi është raportuar nga BBC, që theksonte se sipas të dhënave të faqes MarineTraffic, anijet cisternë kaluan me sistemet AIS të fikura.
Të dyja anijet ishin ngarkuar në portin “Ras Laffan” në Katar dhe aktualisht po afrohen drejt porteve në shtetin indian të Gujaratit. Të dhënat e ndjekjes tregojnë se “Nanda Devi” qëndroi për disa ditë pranë ishullit Qeshm në ujërat iraniane dhe pritet të arrijë nesër në portin e Kandlas, ndërsa “Shivalik” ka mbërritur tashmë në portin e Mundras. AIS është sistemi që anijet përdorin për të transmetuar pozicionin e tyre dhe për t’u ndjekur online, por gjatë kalimit të ngushticës të dyja anijet e patën fikur këtë sistem.
Foto ilustruese
Raportohet gjithashtu se dy anije lufte indiane ndodheshin në zonë më 14 mars, rreth kohës kur cisternat po kalonin me AIS të fikur. Megjithatë, ministri i Jashtëm indian i tha gazetës “Financial Times” se nuk ekziston një “marrëveshje e përgjithshme” për të lejuar të gjitha anijet indiane të kalojnë lirshëm ngushticën, por po zhvillohen bisedime me autoritetet iraniane.
Foto ilustruese
Ndërkohë, nga Pakistani kanë njoftuar anija e parë cisternë që u lejua nga Irani të kalonte në Ngushticën e Hormuzit ishte pikërisht nga vendi i tyre. Bëhej fjalë për anijen me emrin “Karachi”. Në Pakistan pretendojnë se anija e tyre cisternë kaloi mes për mes zonës së tensionuar dhe kishte të ndezur sistemin e transmetimit të pozicionit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)