“Nuk mund ta mbështes dot luftën”, shefi amerikan i Antiterrorizmit jep dorëheqjen
Joe Kent është veteran i luftës në Irak dhe mbështetës prej vitesh i Trump. Ka marrë pjesë në 11 misione me ushtrinë amerikane dhe ka humbur bashkëshorten në Siri.
Shefi i Qendrës Kombëtare për Antiterrorizmin në SHBA, Joe Kent ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se nuk mund të mbështesë luftën kundër Iranit. Në një deklaratë të publikuar në profiling në rrjetin social X, ai tha se vendimi lidhet me bindjen se konflikti nuk është në interes të Shteteve të Bashkuara.
After much reflection, I have decided to resign from my position as Director of the National Counterterrorism Center, effective today.
I cannot in good conscience support the ongoing war in Iran. Iran posed no imminent threat to our nation, and it is clear that we started this… pic.twitter.com/prtu86DpEr
— Joe Kent (@joekent16jan19) March 17, 2026
“Nuk mundem me ndërgjegje të pastër të mbështes luftën në Iran. Irani nuk përfaqësonte një kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë dhe është e qartë se kjo luftë është nisur për shkak të presionit dhe lobimit të fuqishëm”, u shpreh Kent. Dorëheqja e tij konsiderohet largimi i parë i rëndësishëm nga administrata e Donald Trump pas shpërthimit të konfliktit.
Në letrën e dorëheqjes drejtuar presidentit amerikan, Kent theksoi se në fillim të mandatit të dytë të Trump kishte paralajmëruar për një fushatë dezinformimi. Sipas tij “nisi një fushatë dezinformimi që minoi plotësisht platformën ‘America First’ dhe mbolli ndjenja pro-luftës për të inkurajuar luftën kundër Iranit”.
Foto: X
Ai shtoi se kjo fushatë u përdor për ta bindur presidentin se Irani përbënte një kërcënim të menjëhershëm dhe se një sulm i shpejtë do të sillte një fitore të lehtë. “Kjo ishte një gënjeshtër dhe është e njëjta taktikë u përdor për të na tërhequr në luftën katastrofike kundër Irakut”, deklaroi Kent.
Veteran i luftës në Irak dhe prej vitesh mbështetës i Trump, Kent ka marrë pjesë në 11 misione luftarake. Në deklaratën e tij ai përmendi edhe bashkëshorten e ndjerë, Shannon Kent, një kriptografe ushtarake që humbi jetën në Siri. “Nuk mund të mbështes dërgimin e brezit të ardhshëm për të luftuar dhe vdekur në një luftë që nuk sjell asnjë përfitim për popullin amerikan”, përfundoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)