41 milionë dollarë në orë, fatura marramendëse e luftës me Iranin për Amerikën
Nga 28 shkurti e deri më sot, lufta me Iranin u ka kushtuar shtrenjtë taksapaguesve amerikanë. Operacioni "Epic Fury" rezulton të kushtojë rreth 11 mijë dollarë në sekondë dhe mbi 41 milionë dollarë në orë.
Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 19-të, me sulme intensive izraelite mbi Bejrutin dhe Iranin që në krahun tjetër ka goditur pothuajse të gjitha vendet fqinje që kanë ndihmuar amerikanët në konflikt, në shenjë hakmarrje për eleminimin e shefit të Këshillit të Sigurisë, Ali Larijani.
Pas lëshimit të raketave dhe dronëve ka një tjetër betejë që po trondit globin dhe ajo është e ndikuar nga sfidat që kjo luftë po prodhon në ekonominë globale.
Nga 28 shkurti e deri më sot, lufta me Iranin u ka kushtuar shtrenjtë taksapaguesve amerikanë.
Mbi njëmbëdhjetë miliardë dollarë në gjashtë ditët e para të konfliktit dhe më shumë se një miliard dollarë në ditë në fazat pasuese, me shifrën totale që, deri në ditën e shtatëmbëdhjetë të luftës kundër Iranit, ka tejkaluar njëzet e dy miliardë dollarë.
Foto: Iran Cost Ticker
Këto vlerësime ofrohen nga faqja e internetit Iran Cost Ticker, një lloj "gjurmuesi i kostove të luftës" që monitoron kostot e përgjithshme të shkaktuara nga administrata amerikane për operacionin ushtarak kundër Teheranit. Numëruesi lëviz vazhdimisht, duke përditësuar kostot e vlerësuara sekondë pas sekonde.
Dhe pastaj, menjëherë më poshtë, një ndarje e kostove të luftës, ku rezulton të kushtojë rreth 11 mijë dollarë në sekondë dhe mbi 41 milionë dollarë në orë.
Shifra stratosferike që platforma pretendon se i llogarit bazuar në burime të ndryshme institucionale, përfshirë Pentagonin.
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa deklaratat e forta politike, sulmet ushtarake dhe pasiguria për fatin e figurave kyçe në Iran po shtojnë tensionet në nivel global.
Lajmi është raportuar nga gazeta amerikane “Wall Street Journal”, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka miratuar një kërkesë të bërë nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, New York Times ka folur për një kosto të luftës në rritje të shpejtë që, varësisht nga kohëzgjatja e konfliktit, mund të afrohet në 100 miliardë dollarë . Një faturë potencialisht shumë e lartë që votuesit amerikanë mund t'ia paraqesin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Shifrat e raportuara në Iran Cost Ticker nuk kanë të bëjnë vetëm me kostot ekonomike. Numëruesi përditëson edhe numrin njerëzor të viktimave të konfliktit. Sipas platformës, deri më tani janë vrarë 13 ushtarë amerikanë, dhe janë plagosur 140. Këto shifra janë pak më të ulëta se ato të cituara së fundmi nga BBC, e cila raportoi rreth 200 viktima amerikane.
Numri i viktimave në anën iraniane është shumë më i lartë, pasi ka mbi dy mijë ushtarë të vrarë dhe afërsisht 1,300 viktima civile, sipas platformës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)