Irani po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe zhvlerësim të fortë të monedhës vendase. Kolapsi ekonomik ka bërë që autoritetet të hedhin në qarkullim një kartëmonedhë të re, me prerje 10 milionë rialësh. Pavarësisht shifrës së madhe, vlera e saj është rreth 7 dollarë amerikanë.
Vendimi vjen në një moment paniku financiar, ku qytetarët po tërheqin dhe po grumbullojnë para në cash, për shkak të pasigurisë dhe inflacionit të lartë. Sipas të dhënave, inflacioni ka arritur në rreth 47,5%, ndërsa çmimet e ushqimeve janë rritur me afro 90% në fillim të vitit 2026. Zhvlerësimi i monedhës është i ndjeshëm, me kursin që ka shkuar në mbi 1,5 milionë rialë për një dollar, duke reflektuar një rënie drastike të fuqisë blerëse.
Foto nga web
Raportohet për radhë të gjata në banka dhe tension në treg, ndërsa qytetarët përpiqen të sigurojnë kartëmonedhat me vlerën më të lartë të emetuar ndonjëherë. Në rrjetet sociale, përdoruesit ironizojnë situatën duke thënë se “tashmë iranianët janë të gjithë milionerë dhe miliarderë”, duke iu referuar shifrës së lartë të stampuar në kartmonedhë, krahasuar me vlerën reale të parave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)