Turqia hyn fuqishëm në “lojë”, me dhjetëra telefonata për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

Turqia ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Iran, duke u angazhuar në një seri kontaktesh të nivelit të lartë me aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Burimi: CNN

23.03.2026. 17:13

Turqia hyn fuqishëm në “lojë”, me dhjetëra telefonata për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

Turqia ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Iran, duke u angazhuar në një seri kontaktesh të nivelit të lartë me aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Sipas burimeve diplomatike, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka zhvilluar me dhjetëra biseda telefonike gjatë 48 orëve të fundit. Ai ka komunikuar me homologët e tij nga Irani dhe Egjipti, si edhe me zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, ku në fokus kanë qenë hapat për ndalimin e konfliktit.

Ndërkohë, Fidan ka zhvilluar biseda edhe me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, si dhe me përfaqësues nga Pakistani, duke vlerësuar përpjekjet në vazhdim për t’i dhënë fund luftës.

Diplomacia telefonike ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme me kontakte me drejtues në Egjipt dhe Norvegji, ku diskutimet janë përqendruar sërish në uljen e tensioneve dhe ndalimin e përshkallëzimit.

Ministria e Jashtme e Turqisë nuk ka komentuar zyrtarisht rolin ndërmjetësues të Ankarasë, ndërsa burime pranë bisedimeve bëjnë me dije se Turqia dhe Egjipti po përcjellin mesazhe mes palëve, në përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, veçanërisht rreth infrastrukturës energjetike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)