Ushtria izraelite godet selinë e Gardës Revolucionare të Iranit

IDF raporton se ka goditur me armë me precizion të lartë selinë kryesore të Gardës Revolucionare në Iran.

Burimi: BBC

23.03.2026. 20:48

Ushtria izraelite godet selinë e Gardës Revolucionare të Iranit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit bëjnë me dije se kanë goditur selinë kryesore të sigurisë së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

"Selia u përdor nga IRGC për të sinkronizuar aktivitetet e njësisë dhe për të kryer vlerësime të situatës. Ishte gjithashtu përgjegjëse për drejtimin e Batalioneve Basij", shkruan IDF në një deklaratë.

Më tej, ushtria izraelite sqaron se gjatë sulmit u përdorën municione me precizion të lartë, mbikëqyrje ajrore për të shmangur dëmet ndaj civilëve.

Ende nuk ka një reagim të Iranit për këtë ngjarje, apo nëse ka të viktima si pasojë e bombardimeve.

Ndërkohë, disa minuta më vonë, Rojet Revolucionare të Iranit nisën një tjetër sulm me raketa drejt qyteteve izraelite.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)