Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë operacionet ushtarake kundër Iranit dhe Hezbollah, pavarësisht përpjekjeve për të hapur një rrugë drejt negociatave.
Në një video-mesazh, Netanyahu bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump, i cili sipas tij sheh mundësi për të shfrytëzuar sukseset ushtarake të deritanishme për të arritur objektivat strategjikë përmes një marrëveshjeje.
Deklarata e tij vjen pasi Trump njoftoi se ka urdhëruar shtyrjen e sulmeve ndaj Iranit për pesë ditë, me synimin për të hapur negociatat dhe për të ulur tensionet në rajon.
Megjithatë, Netanyahu theksoi se operacionet ushtarake janë ende në vazhdim, duke përmendur sulmet ndaj objektivave iraniane dhe atyre në Liban, si dhe dëmet e shkaktuara ndaj Hezbollahut. Ai shtoi se Izraeli ka goditur programet raketore dhe bërthamore të kundërshtarëve dhe se vetëm pak ditë më parë janë eliminuar edhe dy shkencëtarë bërthamorë.
“Ne do të mbrojmë interesat tona jetësore në çdo rrethanë”, u shpreh Netanyahu, duke lënë të kuptohet se, pavarësisht hapjes ndaj negociatave, Izraeli nuk do të ndalë presionin ushtarak ndaj kundërshtarëve të tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)