Një zyrtar i lartë iranian ka ashpërsuar tonet ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se lufta nuk do të ndalet pa u plotësuar kushtet e Iranit.
Mohsen Rezaei, i cili së fundmi raportohet se është emëruar këshilltar ushtarak i liderit suprem Mojtaba Khamenei, reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për mundësinë e fundit të luftës.
“Nuk do të jetë më ‘sy për sy’, por ‘kokë për sy’”, u shpreh Rezaei, duke paralajmëruar se Irani do të reagojë shumë më ashpër ndaj çdo sulmi të ri.
Ai shtoi se lufta do të vazhdojë derisa Teherani të marrë kompensim për dëmet, të hiqen të gjitha sanksionet ekonomike dhe të garantohet ndërkombëtarisht se Uashingtoni nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur, sipas Trump, kanë nisur kontakte mes Uashingtonit dhe Teheranit për të ulur tensionet. Megjithatë, Rezaei hodhi dyshime mbi këto zhvillime, duke theksuar se përplasjet do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave iraniane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)