Një raketë iraniane me rreth 100 kilogramë lëndë shpërthyese ka rënë mes dy ndërtesave në Tel Aviv, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima në njerëz. Lajmi është raportuar nga mediat izraelite, të cilat kanë publikuar edhe pamje nga vendngjarja.
Sipas policisë, shpërthimi ka shkatërruar fasadën e një pallati, ndërsa komandanti i Frontit të Brendshëm në Tel Aviv bëri të ditur se të paktën tre ndërtesa kanë pësuar dëme të rënda dhe po vlerësohen për rrezik shembjeje. Ai theksoi se strehimet kanë mbetur të paprekura dhe personat që ndodheshin brenda kanë shpëtuar pa lëndime.
Ndërkohë, autoritetet policore në veri të Tel Avivit kanë bërë të ditur se kërkimet vijojnë dhe deri më tani nuk ka pasur nevojë për transportimin e të lënduarve në spital. Copëza të raketës kanë dëmtuar edhe një automjet të parkuar pranë zonës së goditur.
Sipas raportimeve, Irani ka ndërmarrë shtatë sulme ndaj territorit izraelit nga nata e së hënës deri në mëngjesin e së martës, duke goditur zona të ndryshme në qendër, veri dhe jug të vendit. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në qendër të Tel Avivit, ku një mjet shpërthyes ka goditur drejtpërdrejt një zonë banimi.
Alarmi është dhënë edhe në Bregun Perëndimor, ku një pjesë e madhe e një rakete është ngulur në tokë. Stafi i Shërbimit të Emergjencës në Magen David Adom ka raportuar për gjashtë të lënduar lehtë në zonat e goditura.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)